Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 12 kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët një i mitur, ndërsa dy nën ndikimin e alkoolit

Janë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 12 kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët një i mitur, ndërsa dy nën ndikimin e alkoolit
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nga të cilët njëri i mitur, si dhe dy shoferë që drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit. Tre persona në Manastir, dy në Prilep (njëri i mitur), dy në Shkup dhe nga një person në Ropotovë, Kërçovë, rrethinë të Gostivarit, Gostivar dhe Resnjë. Shoferit në Resnjë i janë matur 0.92 promilë alkool në gjak. Nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar automjetin edhe nga një person në Kratovë dhe Makedonska Kamenicë. Shoferi në Kratovë më parë kishte shkaktuar aksident trafiku, përkatësisht me automjetin që e drejtonte ka goditur një mjet trasnportues të parkuar.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rreguloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e kaluar provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu