Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, nëpunësit policorë privuan nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre tetë kanë drejtuar pa patentë shoferi, nga të cilët njëri i mitur, dhe katër nën ndikimin e alkoolit. Tre persona në Shkup dhe nga një person në Zhelinë të Tetovës, në Tetovë, në Demir Kapi (i mitur), në Prilep dhe në Dibër kanë drejtuar pa patentë shoferi.
Shoferi në Zhelinë ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe ka transportuar dru për ngrohje pa dokumentacion, ndërsa shoferi në Dibër ka drejtuar traktor pa patentë shoferi dhe ishte përfshirë në një aksident trafiku me një automjet tjetër. Dy shoferë në Shtip dhe nga një shofer në komunat Nagoriçan i Vjetër dhe në Strugë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Shoferi në Strugë ka shkaktuar edhe aksident rrugor me automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunkacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë bashkërisht për një komunikacion më të sigurt.