Gjatë 28/29.06.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.S. (25), H.A. (18), J.I. (29) dhe M.L. (21), të gjithë nga Shkupi, A.S. (32) nga fshati Trubarevë, rajoni i Shkupit, B.D. (47) nga fshati Inxhikovë, rajoni i Shkupit, një 17-vjeçar nga rajoni i Shkupit dhe S.A. (53) nga rajoni i Kriva Pallankës, pasi gjatë kontrollit te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një substancë e ngurtë e bardhë dhe thërrmuese.
Më 29.06.2026, në orën 00:30, në rrugën "Boris Kidriç" në Shtip, nëpunësit policorë të SPB Shtip e privuan nga liria A.N. (36) nga Sopishti, rajoni i Shkupit, pasi te ai është gjetur një substancë pluhurore.
Më 28.06.2026, në orën 22:00, në Kavadar, nëpunësit policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria B.S. (47) nga Kavadari, i cili ishte gjetur duke konsumuar marihuanë në vend publik.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.