Më 25.11.2026, në orën 14:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.A. (27), nga fshati Llopatë i Kumanovës. Ai kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me dy vjet burgim, për kryerje të veprës penale „Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion“, sipas nenit 300 të Kodit Penal.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgu i Idrizovës, për vuajtjen e dënimit.