Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shofer nga Velesi, ka ngarë me 1.99 promilë alkool në gjak dhe me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit

Privohet nga liria një shofer nga Velesi, ka ngarë me 1.99 promilë alkool në gjak dhe me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit

Më 28.02.2026 në orën 21:10 në autostradën Kumanovë-Veles, pranë nyjës së Aerodromit në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Trafikut e privuan nga liria T.A. (54) nga Velesi. Në të vërtetë, gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Lançia" me targa të Velesit, të cilin e drejtonte T.A. dhe pas marrjes së masave dhe kryerjes së alkotestit ishte konstatuar se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka drejtuar automjetin me 1.99 promilë alkool në gjak dhe se ka pasur ndalim aktiv për drejtimin e automjetit. Personi është privuar nga liria nga nëpunësit policorë dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

Accessibility Menu