Sot (11.11.2025), nga nëpunësit policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë në SPB Shkup pas njohurive operative të pranuara më parë, në rr. “Hristo Tatarçev” është bërë legjitimimi dhe kontrolli i S.M. nga Shkupi. Gjatë kontrollit janë gjetur marihuanë, peshore digjitale dhe një shumë e madhe parash, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit “Folksvagen” me targa të Shkupit, pronë e S.M., është gjetur një sasi më e madhe marihuane.
Sipas urdhëresës së pranuar më parë është kryer edhe kontroll në banesën ku kishte qëndruar S.M., me ç’rast në hapësirën ndihmëse të bodrumit të banesës është gjetur një sasi e madhe marihuane dhe dy peshore digjitale.
S.M. është privuar nga liria, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.