Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria ndihmësdrejtori në Drejtorinë e Doganave, ka pranuar ryshfet prej 17.500 eurosh, është ngritur kallëzim penal

Privohet nga liria ndihmësdrejtori në Drejtorinë e Doganave, ka pranuar ryshfet prej 17.500 eurosh, është ngritur kallëzim penal
Më 10.09.2026, në afërsi të kryqëzimit Zhelinë, në autostradën Shkup-Tetovë, nëpunës policorë, nën drejtimin e prokurorit publik të PTHP për NKOK e privuan nga liria Xh.I. (63) nga Shipkovica, rrethina e Tetovës, ndihmësdrejtor në Drejtorinë e Doganave të RMV-së. Sot (11.09.2026), Njësia për Luftimin e Korrupsionit pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, drejtuar PTHP për NKOK ngriti kallëzim penal ndaj tij për veprat penale „marrje ryshfet“ sipas nenit 357 dhe „marrje shpërblim për ndikim të kundërligjshëm“ sipas nenit 359 të KP-së.
 
Në periudhën nga prilli deri në shtator të vitit 2026, i kallëzuari, në disa raste, ka kërkuar gjithsej 17.500 euro nga një qytetar i cili e ka denoncuar rastin. Nga shuma e përgjithshme, 7.500 euro i ka kërkuar dhe i ka pranuar në lidhje me një kontratë tashmë të lidhur për prokurim publik për nevojat e Drejtorisë së Doganave, me qëllim që kontrata të vazhdonte të realizohej pa pengesa dhe pa rrezikun e ndërprerjes së saj. Përveç kësaj, ka kërkuar 10.000 euro për ta shfrytëzuar ndikimin e tij real në procedurën e prokurimit publik e cila ndodhej para Komisionit Shtetëror të Ankesave për Prokurime Publike. Qëllimi i tij ishte që, pas kthimit të procedurës për rishqyrtim në Drejtorinë e Doganave, të ndikonte në ndryshimin e kritereve në specifikimin teknik në favor të personit juridik.
 
Më 10.09.2026, në një takim të dakorduar më parë, i kallëzuari e ka pranuar shumën e kërkuar prej 17.500 eurosh dhe më pas është nisur në drejtim të Tetovës. Në afërsi të kryqëzimit Zhelinë, në autostradën Shkup-Tetovë, nëpunësit policorë kanë tentuar ta ndalojnë, por ai nuk është ndalur dhe me automjetin ka goditur një nëpunës policor dhe një automjet zyrtar, pas çka është arratisur. Me këtë rast, nga dritarja në anën e bashkudhëtarit, ka hedhur një çantë meshkujsh në të cilën ndodheshin paratë. Pas një kohe të shkurtër, nëpunësit policorë e kanë ndaluar automjetin, ndërsa Xh.I. është privuar nga liria.

Accessibility Menu