Më 13.07.2026, në orën 23:30, në Sheshin e Qytetit në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në kishën “Sh. Mëria e Shenjtë ” në Tetovë.
Ai, po atë ditë, rreth orës 21:10, ka marrë para dhe sende nga kisha.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa në prani të prindit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale është zhvilluar bisedë zyrtare me të miturin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.