Sot (03.02.2026), në orën 17:30, në autostradën Kumanovë–PK Tabanoc, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor e privuan nga liria B. Gj. (35) nga Kumanova.
Në këtë rast, gjatë kontrollit nëpunësit policorë ndaluan një automjet motorik “Folksvagen Golf” me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte B. Gj., ndërsa pas alkotestit të kryer, u konstatua se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se po drejtonte automjetin me 2.09 promilë alkool në gjak. B. Gj. u privua nga liria dhe u ndalua në stacion policor për veprime të mëtejshme, ndërsa automjeti u konfiskua.