Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shtetas i Kosovës, në pikëkalimin kufitar është identifikuar me distinktiv të falsifikuar policor të një organizate policore ndërkombëtare joekzistuese

Privohet nga liria një shtetas i Kosovës, në pikëkalimin kufitar është identifikuar me distinktiv të falsifikuar policor të një organizate policore ndërkombëtare joekzistuese

Më 02.10.2025 në orën 14:45 në Pikëkalimin kufitar Bogorodicë, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria Z.K. (54) nga Kosova. Gjatë verifikimeve dhe kontrolleve kufitare, ai ka deklaruar se nuk e mbante patentën e shoferit dhe është identifikuar me distinktiv të falsifikuar policor të një organizate policore ndërkombëtare për të cilën pas kryerjes së verifikimeve është konstatuar se nuk ekziston, gjegjësisht se distinktivi ishte i falsifikuar.

Personi u ndalua në stacion policor, me të u zhvillua bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Accessibility Menu