Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shtetas kosovar, ishte arratisur gjatë kontrollit doganor në PK Bllacë, por shpejt është kapur, janë gjetur drogë dhe thikë, vijon kallëzimi

Privohet nga liria një shtetas kosovar, ishte arratisur gjatë kontrollit doganor në PK Bllacë, por shpejt është kapur, janë gjetur drogë dhe thikë, vijon kallëzimi
Më 15.07.2026, rreth orës 22:00, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, e privuan nga liria shtetasin e Kosovës R.E. (24). Më parë, në Pikën Kufitare Bllacë, gjersa nëpunësi doganor kryente kontrollin e automjetit të tij të udhëtimit ,,BMV'' me targa të Kosovës, R.E. e kishte startuar automjetin, e kishte shtyrë dhe e kishte tërhequr për disa metra nëpunësin doganor me automjet, pas çka ishte arratisur në drejtim të Shkupit.
Menjëherë masave dhe veprimeve të ndërmarra nga nëpunësit policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese edhe automjeti është ndaluar, ndërkaq personi është arrestuar. Në këtë rast, është kryer kontrolli i terrenit dhe është gjetur një qese me marihuanë, ndërsa në automjet është gjetur një thikë xhepi. R.E. ka deklaruar gjithashtu se, gjatë arratisjes, kishte hedhur një qese në të cilën ka pasur dy pistoleta. R.E. është ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu