Më 17.05.2026, në orën 00:50, në fsh. Bojanë, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.B. (19) nga fsh. Bojanë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal. Më parë, në linjën telefonike për thirrje emergjente 192 kishte telefonuar babai i tij, I.B. dhe kishte njoftuar se M.B. i kishte pranuar se më 15.05.2026, në një pyll në afërsi të fsh. Saraj, me pistoletë e kishte qëlluar për vdekje B.D. (18) nga Bojana.
Nga ana e nëpunësve policorë, M.B. është ndaluar në stacion policor, ndërsa janë gjetur edhe trupi i B.D. edhe pistoleta me të cilën është kryer vrasja. Pas dokumentimit të rastit, kundër M.B. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.