Më datë 18 tetor 2025 në orën 15:30. në rrugën “Ilindenska” në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar kanë privuar nga liria P.K. (48) nga Kavadari. Me rastin e marrjes së masave për kundërvajtje të kryer në komunikacion, gjegjësisht pasi ka tejkaluar shtatë automjete të ndaluara në semafor të kuq me automjetin “Reno” me targa të Kavadarit, është konstatuar se ai e ka drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 2.02 promilë alkool në gjak.
Ai është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe ndaj tij pas dokumentimit të ngjarjes do të bëhet kallëzim nga neni 297a i Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.