SPB Shtip - NJPB Berovë ngriti kallëzime penale kundër një personi juridik - objekt hotelerie nga Pehçeva dhe kundër S.P. (43) nga Pehçeva dhe kundër një personi juridik - objekt hotelerie nga Berova dhe V.K. (32) nga Berova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale "ndërtimi i paligjshëm".
I denoncuari S.P., pronar dhe drejtues i personit juridik nga Pehçeva, në një parcelë kadastrore në Pehçevë, në pronësi të shtetit, pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent, ka ndërtuar një objekt me strukturë të fortë në të cilin është vendosur objekti i hotelerisë dhe ka ushtruar veprimtari të hotelerisë.
I denoncuari V.K., pronar dhe drejtues i personit juridik nga Berova, në një parcelë kadastrore, pronë e T.K. dhe M.K., në tokë bujqësore, jashtë planit urbanistik për qytetin e Berovës, ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt me strukturë të fortë në të cilin është vendosur objekti i hotelerisë ku ka ushtruar veprimtari të hotelerisë.