Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar

Kallëzim penal për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB në Prokurorinë Publike Themelore kompetente në Shkup ngriti kallëzim penal kundër L.R. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se i denoncuari ka kryer veprën penale "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar" paraparë në nenin 353, paragrafi 1 i Kodit Penal.
 
I denoncuari, si ndihmës i ministrit të punëve të brendshme, udhëheqës i Departamentit për Procedura Disiplinore dhe Gjyqësore, e ka shfrytëzuar detyrën ose autorizimin e tij zyrtar, përkatësisht i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij zyrtar, në atë mënyrë që për muajt qershor, korrik, gusht, shtator, nëntor dhe dhjetor të vitit 2023, në bazë të listave për evidentimin e orëve jashtë orarit të punës dhe listës së punëtorëve nga Departamenti për Procedura Disiplinore dhe Gjyqësore të cilët i plotësojnë kushtet për pagesën e rrogës shtesë për vitin 2023, të cilën ai personalisht e ka miratuar, ndërsa në të cilën ka figuruar me numër rendor, në mungesë të urdhrave me shkrim për orët e realizuara të punës me të cilat ka qenë i ngarkuar të kryejë punë dhe detyra më tepër nga orari i plotë i punës, ka përfituar mjete parash në emër të punës më të gjatë nga orari i plotë i punës në shumën prej 80.134 denarë dhe rrogë shtesë për vitin 2023 në shumën prej 36.614 denarë ose përfitim të përgjithshëm kundërligjor pasuror në shumën prej 116.748 denarë në dëm të buxhetit të MPB-së

Accessibility Menu