Sot (01.09.2026), SPB Shkup – Njësia për Delikte të Gjakut dhe Seksuale drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal ndaj B.I. (19) nga Shkupi për veprën penale „dhunë“, sipas nenit 386, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.
I dyshuari dhe vëllai i tij i mitur, i cili është nën kufirin ligjor për përgjegjësi penale, kanë ndërmarrë veprime të dhunshme, me ç’rast një fëmije dhe një personi të rritur u janë shkaktuar lëndime të rënda trupore me goditje thike, ndërsa një fëmijë tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.
Në publik dhe te personat e pranishëm kanë shkaktuar ndjenjë pasigurie, rrezikimi, frike dhe shqetësimi.