Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Konstatohen 19 vepra penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit” gjatë 24 orëve të fundit – 17 persona janë privuar nga liria

Konstatohen 19 vepra penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit” gjatë 24 orëve të fundit – 17 persona janë privuar nga liria
 
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë vendit, zyrtarët policorë kanë konstatuar 19 vepra penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Me këtë rast, 17 persona janë privuar nga liria, ndërsa me një person është zhvilluar bisedë zyrtare.

Nga personat ndaj të cilëve janë ndërmarrë masa policore, 11 kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose pa e fituar të drejtën e drejtimit. Mes tyre janë F.M. (27) nga fshati Rramanli i Kumanovës, A.SH. (20) nga fshati Dobrosht, një i mitur nga fshati Sedllarcë e Sipërme, një 16-vjeçar nga fshati Zdunjë, i cili drejtonte moped, A.A. (35) nga fshati Gradec, M.P. (42) nga Shkupi, D.M. (19), A.S. (20), E.E. (25) dhe A.S. (30), të gjithë nga Shkupi. Në njërin prej rasteve, me I.V. (25) nga Kavadari është zhvilluar bisedë zyrtare.
Në gjashtë raste, shoferët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Te H.J. (29) nga Manastiri janë matur 3,23 promilë alkool në gjak, te H.P. (28) nga Ohri 1,68 promilë, te Z.N. (55) nga Makedonski Brod 1,74 promilë, te I.S. (40) nga Shkupi 2,20 promilë, te B.M. (35) nga fshati Niviçan i Koçanit 2,03 promilë, ndërsa te E.P.E. (63) nga Strumica janë matur 1,55 promilë alkool në gjak.

Më tej, B.P. (20) nga Manastiri është përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale, duke drejtuar automjet udhëtarësh “Shkoda”, pa targa regjistrimi dhe pa poseduar patentë shoferi. B.P. (29) nga Shkupi ka drejtuar automjet pa e fituar të drejtën e drejtimit, si dhe me leje qarkullimi të cilës i kishte skaduar afati i vlefshmërisë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.

MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t'i respektojnë me përpikëri rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimine vozitjes, pa fituar të drejtën e drejtimit të automjetit ose nën ndikimin e alkoolit. Prindërit dhe kujdestarët nuk duhet t'u lejojnë të miturve të drejtojnë automjete para se t'i plotësojnë kushtet ligjore.

Vetëm përmes sjelljes së përgjegjshme dhe respektimit të rregullave mund të kontribuojmë në sigurinë më të madhe në trafik dhe në mbrojtjen e jetës së njerëzve.

Accessibility Menu