Në territoret e të tetë Sektorëve të Punëve të Brendshme gjatë dy ditëve të kaluara (06/07.05.2025) nëpunësit policorë në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të komunikacionit lëshuan gjithsej 1452 urdhërpagesa sipas masave të ndërmarra veçanërisht në bazë të Ligjit për sigurinë e qarkullimit rrugor (LSQRR), si dhe në bazë të Ligjit për automjete (LA).
Sipas të dhënave statistikore edhe më tej numri më i madh i kundërvajtjeve të shqiptuara nga ana e vozitësve – 436 kanë të bëjnë me parkimin e paligjshëm, ndërsa 258 kanë të bëjmë me mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes.
Lidhur me kundërvajtjet e tjera të evidentuara, për mosposedimin e patentë shoferit janë shqiptuar 132 sanksione, më tej madje 162 masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe 44 kundërvajtje për vozitësit e motoçikletës për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse. Më tej vijojnë 85 kundërvajtje për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, si dhe 11 kundërvajtje që i kanë kryer këmbësorët.
Në suaza të kontrolleve, gjithashtu në katër raste është evidentuar kalimi i automjetit në sinjalin e kuq, 21 vozitës kanë drejtuar automjetin me nivel të palejuar të alkoolit në gjak, ndërsa janë evidentuar edhe 15 kundërvajtje për automjete të paregjistruara dhe për parregullësi teknike sipas Ligjit për automjete.
Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët e ardhme. U bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.