Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa dhe veprime brenda kompetencave të saj me zbatimin e pandërprerë dhe të sigurt të procesit zgjedhor.
Deri më tani nuk janë regjistruar prishje serioze të rendit dhe qetësisë publike.
Në orën 09:00 në rrugën "Dabniçka" në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep, në lidhje me veprën penale "ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit", i privuan nga liria B.H. (72) dhe D.S. (36), të dy nga Krusheva. Në lidhje me po këtë ngjarje, në Stacionin Policor -Prilep janë thirrur S.A. (28), M.A. (31), Sh.A. (40), D.A. (22) dhe Xh.A. (36) nga Krusheva, me qëndrim në Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Janë regjistruar disa denoncime për agjitacion gjatë votimit në disa vende, por pas ndërmarrjes së masave deri në këtë çast nuk janë konfirmuar pohimet e denoncimeve të bëra.
MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike të kontribuojnë për një atmosferë paqësore dhe demokratike. Çfarëdo lloji të shkeljes së procesit zgjedhor, qytetarët ta denoncojnë në stacionin më të afërt policor ose në numrat telefonikë 192 ose 112.