Menjëherë pas denoncimit të zjarrit në dy automjete zyrtare pronë të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, sot (15.06.2026) në orën 12:13, SPB Shkup ndërmori masa dhe veprime intensive për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e kryerësit.
Në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra, brenda një periudhe të shkurtër kohore është identifikuar dhe gjetur personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se e ka kryer veprën. Bëhet fjalë për I.D. (44) nga Shkupi, i cili është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor.
Gjatë veprimeve të ndërmarra është gjetur edhe veshja tqë personi e kishte veshur në çastin e kryerjes së veprës. Në koordinim me prokurorin publik kompetent po ndërmerren masa dhe veprime për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal përkatës me procedurë urgjente.