Sot (16.10.2026), drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, realizoi takim me drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, në të cilin u shqyrtuan gjendjet aktuale në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, me theks të veçantë në INP „Idrizovë“ dhe INP „Shkup“.
Në fokusin e bisedimeve ishte forcimi i kapaciteteve operative -zbuluese në burgje, zbulimi dhe parashikimi në kohë i rreziqeve të sigurisë, si dhe parandalimi i aktiviteteve kriminale të ndërlidhura me sistemin e burgjeve. U diskutua edhe për vendosjen e mbikëqyrjes elektronike me byzylykë elektronikë gjatë ekzekutimit të arrestit shtëpiak dhe burgimit shtëpiak.
Në takim u theksua rëndësia e shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe veprimit të koordinuar, me qëllim të parandalimit në kohë, luftimit më efikas të kriminalitetit dhe përmirësimit të sigurisë së qytetarëve.
Të dy institucionet vazhdojnë qasjen e partneritetit dhe aktivitetet e koordinuara për forcimin e kapaciteteve të sigurisë, në interes të qytetarëve dhe stabilitetit të shtetit.