Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Janev, e hapi turneun memorial për nder të pjesëtarëve të rënë të Njësitit për Sistemim të Shpejtë

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Janev, e hapi turneun memorial për nder të pjesëtarëve të rënë të Njësitit për Sistemim të Shpejtë
Sot (17.05.2026), në selinë e Njësitit për Sistemim të Shpejtë në Shkup, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, nderoi pjesëtarët e rënë të Njësitit, të cilët jetën e tyre e dhanë në shërbim të shtetit, sigurisë dhe qytetarëve.
Në praninë e familjeve të tyre, kryetarit të komunës së Gjorçe Petrovit, deputetit Bojan Stojanovski, përfaqësuesve të sindikatave dhe kolegëve nga njësitë speciale të Byrosë për Siguri Publike, para monumentit të ngritur në nder të tyre, u shpreh respekt dhe mirënjohje për njerëzit që dhanë sakrificën më të madhe për Maqedoninë.
“Emrat dhe veprat e tyre kurrë nuk do të fshihen nga memoria jonë policore dhe institucionale. Ata mbeten simbol i përhershëm i guximit, nderit dhe përkushtimit. Jeta e tyre e dhënë për atdheun është amanet për të gjithë ne që me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim ta ruajmë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin e shtetit”, theksoi drejtori i BSP-së, Janev, duke shtuar se më së vështiri e kanë familjet e tyre, sepse dhimbja për humbjen nuk zhduket kurrë, por ata duhet ta dinë se nuk janë vetëm.
“Policia dhe udhëheqësia gjithmonë do të jenë pranë tyre, sepse ata janë pjesë e familjes sonë të madhe policore”, tha Janev.
Në nder të pjesëtarëve të rënë të NJSSH-së, drejtori Janev e hapi edhe turneun memorial, në të cilin marrin pjesë 14 ekipe nga njësi të ndryshme organizative të policisë. Në hapje, Janev theksoi se me frymë sportive, me unitet dhe lojë të ndershme vazhdojmë ta ruajmë kujtimin për njerëzit që nuk lejuan që frika të jetë më e fortë se detyra.
“Disa dhanë shumë. Ata dhanë gjithçka. Profesioni i policit nuk është vetëm punë, ai është betim. Betim se do të jemi rojtarë të heshtur të paqes, qetësisë dhe sigurisë së qytetarëve dhe shtetit. Për këtë jemi trajnuar, për këtë e mbajmë uniformën dhe për këtë jemi të gatshëm të shërbejmë me ndershmëri dhe dinjitet, edhe me çmimin e jetës sonë”, u shpreh drejtori i BSP-së, Janev

Accessibility Menu