Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të projektit EU4FAST

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të projektit EU4FAST
Sot (02.11.2026), në Shkup, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të projektit rajonal IPA të Bashkimit Evropian „Mbështetja e BE-së për forcimin e luftës kundër kontrabandimit të emigrantëve dhe trafikimit me njerëz në Ballkanin Perëndimor“ – EU4FAST.
Në takim u shqyrtuan rezultatet e arritura, aktivitetet aktuale dhe prioritetet e ardhshme të projektit, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e kapaciteteve të policisë së Maqedonisë.
Drejtori Janev theksoi se investimi në njohuri, ekspertizë profesionale, pajisje dhe teknologji bashkëkohore është thelbësor për modernizimin e institucioneve të sigurisë dhe përballimin më efikas të sfidave bashkëkohore të sigurisë.
Përmes trajnimeve, shkëmbimit të përvojave dhe donacioneve të pajisjeve, projekti kontribuon në kontrollin më efikas kufitar, hetimet më cilësore për trafikimin me njerëz dhe kontrabandimin e emigrantëve, si dhe në zbulimin më të suksesshëm të rrjedhave të paligjshme financiare.
Janev theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar të hapur dhe efikas, shkëmbimit më intensiv të informacioneve dhe hetimeve të koordinuara, duke nënvizuar njëkohësisht përkushtimin e policisë së Maqedonisë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit me njerëz.
Drejtori Janev shprehu mirënjohje ndaj Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare për mbështetjen, duke theksuar se policia e Maqedonisë mbetet partnere aktive dhe e barabartë në forcimin e sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit evropian në fushën e sigurisë.

Accessibility Menu