Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori Janev në vizitë të njësitit të aviacionit dhe njësitin special të policisë së Sllovenisë

Drejtori Janev në vizitë të njësitit të aviacionit dhe njësitin special të policisë së Sllovenisë
Sot, (14.11.2024), në kuadër të vizitës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga drejtori i Byrosë për Siguri për Publike, Aleksandar Janev vizituan njësitin e aviacionit dhe njësitin special të policisë së Sllovenisë.
 
Delegacioni i Maqedonisë u informua nga afër me kapacitetet dhe pajisjet me të cilat disponojnë këto njësite, organizimin dhe funksionalitetin e tyre. Gjithashtu u diskutua për nënshkrimin e një memorandum për bashkëpunim konkret ndërmjet njësive të aviacionit të dy ministrive, me theks në trajnimin e instruktorëve tanë të aviacionit dhe asistencë profesionale për hapjen dhe realizimin e shkollës së pilotëve në kuadër të Ministrisë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. U fol edhe për organizimin e stërvitjeve të përbashkëta operacionale të ardhshme të dy njësive speciale antiterroriste.
 
Në fund të vizitës u kryen ushtrime simuluese-demonstruese në disa skenarë të zhvilluar, me pjesëmarrjen e helikopterit dhe njësisë speciale të policisë së Sllovenisë. Policia  e Maqedonisë dhe ajo e Sllovenisë edhe një herë e kanë treguar në veprim përkushtimin e tyre për bashkëpunim të ndërsjellë në të gjitha nivelet dhe përballimin e suksesshëm ndaj të gjitha sfidave që të dyja vendet dhe rajoni i kanë në ruajtjen e sigurisë publike dhe përballjen me të gjitha llojet e krimeve.

Accessibility Menu