Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev sot dhe nesër (03-04 Nëntor) është në vizitë zyrtare tek policia austriake me seli në Vjenë.
Gjatë vizitës, drejtori Janev pati një takim me mikpritësin e tij, Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Franc Ruf, si dhe me drejtorin e policisë kriminalistike federale, gjeneral Andreas Hotzler.
Në takime u diskutuan shumë tema lidhur me marrëdhëniet reciproke të dy policive - bashkëpunimin bilateral, shkëmbimin e informacionit, përvojat dhe sfidat kombëtare dhe rajonale, migrimin ilegal, krimin përtej kufijve, çështjet që lidhen me fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes kufitare, përfshirë përvojat nga patrullat e përbashkëta kufitare me vendet fqinje, përfshirë misionin Frontex në Maqedoni, bashkëpunimin në lokalizimin dhe dorëzimin e të arratisurve nga drejtësia, shkëmbimin e informacionit reciprok, bashkëpunimin në fushën e terrorizmit, radikalizmit dhe pjesëmarrjes së shtetasve të vendeve të treta në zonat ushtarake, përvojat e të dy vendeve në zbatimin e modelit policia dhe komuniteti dhe tema të tjera.