Sot (05.02) Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, vizitoi kolegët e shërbimeve të cilët punojnë në hetimet kompjuterike dhe krimet e kryera përmes sistemeve kompjuterike në kuadër të Byrosë së Sigurisë Publike, të cilët po marrin pjesë në një trajnim të specializuar të organizuar nga Interpoli dhe organizata ndërkombëtare ICMEC (International Centre for Missing and Exploited Children) në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Bëhet fjalë për një fushë pune jashtëzakonisht e ndjeshme dhe përgjegjëse, në të cilën profesionalizmi, njohuritë dhe përkushtimi i nëpunësve policorë janë me rëndësi thelbësore për mbrojtjen efikase të fëmijëve nga shfrytëzimi dhe shpërdorimi seksual në hapësirën onlajn.
Trajnimi është i fokusuar në zbatimin e mjeteve të avnacuara për analizën dhe identifikimin e materialeve onlajn që lidhen me krime të tilla, si dhe në forcimin e mbështetjes psikologjike për nëpunësit policorë që përballen me rëndësinë e këtij lloji krimi në baza ditore.
Si institucion, Byroja e Sigurisë Publike mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, si dhe ndaj kujdesit për stabilitetin mendor, sigurinë dhe mirëqenien e nëpunësve policorë. Mbështetja për njerëzit që kryejnë këtë detyrë komplekse dhe të përgjegjshme është një parakusht për t'u përballur me sukses me krimin kibernetik dhe për të siguruar mbrojtjen e qëndrueshme të fëmijëve dhe shoqërisë në tërësi.