Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sot regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup për shkak të protestës së paralajmëruar

Sot regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup për shkak të protestës së paralajmëruar
Sot (28.01.2026) duke filluar në orën 17:00, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), do të mbahet protestë me një itinerar që fillon përpara ndërtesës së LSM-së në rr. "Mirçe Acev", majtas përgjatë rrugës "Filipi II i Maqedonisë", djathtas përgjatë rrugës "11 Tetori", drejt përgjatë rr. "Dimitrie Çupovski", djathtas përgjatë rr. "Vasill Gllavinov", drejt përgjatë bul. "VMRO", majtas përgjatë bul. "Ilinden" deri përpara Qeverisë.
Për këto arsye, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm komunikacioni në rrugët e lartpërmendura në qytetin e Shkupit.
MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.

Accessibility Menu