Ministria e Punëve të Brendshme mohon fuqimisht të pavërtetat e publikuara në disa portale interneti se gjoja për shkak të faturave të pashlyera të ngrohjes nga Stacioni i Policisë Qendër, qe shkyqur një bllok i tërë banorësh. Bëhet fjalë për një dezinformim klasik. Stacioni i Policisë Qendër, përkatësisht MPB, i kryen rregullisht detyrimet e veta dhe nuk mund të jetë arsyeja për shkyçjen e ngrohjes së qytetarëve.
Arsyeja e mungesës së ngrohjes në atë bllok është një defekt, i cili është konfirmuar nga furnizuesi i energjisë termike. U bëjmë thirrje portaleve të internetit që të mos përhapin dezinformata.