Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 09.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 09.09.2026

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër N.M. (46) nga fsh. Monospitovë, rrethina e Strumicës mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 29.09.2025, në rrugën ndërmjet fsh. Bosillovë dhe fsh. Monospitovë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

 

Më 08.09.2026, në orën 12:00, SPB Ohër është njoftuar se në një rrugë lokale në fsh. Mesheishtë, komuna e Debërcës, një automjet udhëtarësh “Link Ko” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.B. (45) nga Republika e Kroacisë, ka dalë nga rruga. Në aksident, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip i SPB Ohër ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

 

NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.R. (32) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë i veprës penale” sipas nenit 366 të Kodit Penal. Më 17.08.2026, në NJPB Strugë, ai ka paraqitur veprën penale “rrëmbim” e cila kinse i është kryer në Strugë nga disa persona dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit. Pas ndërmarrjes së masave, nëpunësit policorë kanë konstatuar se i kallëzuari e kishte paraqitur rrejshëm veprën penale, pas çka ishte ftuar në bisedë zyrtare dhe kishte pranuar se kishte bërë kallëzim të rremë të veprës penale.

 

Më 08.09.2026, në orën 14:00, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria një 37-vjeçare, banore e fshatit. Sipas denoncimitt, ajo rreth orës 12:00, në shtëpinë familjare, fizikisht e ka sulmuar bashkëshortin e saj 40-vjeçar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 08.09.2026, në orën 20:15, në Bogdanc, nëpunës policorë nga SPB Strumicë-NJPB Gjevgjeli kanë privuar nga liria një 57-vjeçar, banor i Bogdancit, duke vepruar pas një raportimi paraprak se në shtëpinë familjare, nën ndikimin e alkoolit, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 53-vjeçare. Ai është mbajtur në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 08.09.2026, në orën 21:25, nëpunës policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria O.K. (44) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se e kishte kërcënuar bashkëshorten së tij. Ai është  dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.

Më 08.09.2026, në orën 15:45, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria E.B. (41) nga fsh. Orizarë e Epërme, rrethina e Velesit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë në Veles, ku qëndronte përkohësisht, fizikisht e kishte sulmuar partneren e tij 37-vjeçare. Ai është dërguar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

NJPB Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.B. (33) nga Vinica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. I kallëzuari është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij.

 

 
 
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër R.Xh. (57) nga rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “përndjekje”. I kallëzuari në disa raste ka ndjekur dhe shqetësuar një 49-vjeçare nga Gostivari, ndërsa njëkohësisht i ka b;r; edhe kërcënime.

 

 

SPB Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër I.R. (35) nga fsh. Krivollak, rrethina e Negotinës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 23.12.2025, në fsh. Krivollak, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike.

 

Më 08.09.2026, në orën 20:25, në rr. “Boro Vuliq” në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria R.A. (35) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 08.09.2026, në orën 22:30, në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria G.I. (28) nga Manastiri. Sipas denoncimit, G.I. në shtëpinë familjare, me një mjet të mprehtë, e ka sulmuar babanë e saj dhe i ka shkaktuar një prerje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 08.09.2026, në orën 12:45, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria M.C. (27) nga Shtipi, me vendbanim në Tetovë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë në tentativë”, të kryer në një bastore sportive, si dhe të dy veprave penale “vjedhje e pacipë”, të kryera gjatë javës së kaluar. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojë kallëzim përkatës.

 

 

Më 08.09.2026, në orën 10:17, NJPB Berovë është njoftuar se ka shpërthyer zjarr në vendin e quajtur “Gramadna”, në malin Ograzhden, në territorin e fsh. Dvorishtë, rrethina e Berovës. Sipas denoncmit, Z.K. (53) nga fsh. Dvorishtë, rrethina e Berovës, kishte djegur mbeturinat e korrjes në pronën e tij, por zjarri kishte përfshirë bimësinë e ulët në një sipërfaqe më të madhe. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrin e ka shuar ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Berovë. Është kryer këqyrje dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 08.09.2026, në orën 20:20, në Tetovë dhe rrethinë, nëpunës policorë të Njësisë Policore Grupçin kanë privuar nga liria R.N. (46) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak të kunatës së tij se në oborrin e shtëpisë familjare, me një send të fortë, i kishte sulmuar atë dhe vajzën e saj shtatëvjeçare. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 08.09.2026, në orën 15:00, në SPB Shtip, M.E. (42) nga fsh. Kallauzli, komuna e Karbincit, dhe A.N. (63) nga komuna e Karbincit, të dy pjesëtarë të Policisë Pyjore, kanë raportuar se gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në rajonin e Plaçkovicës, janë penguar nga S.O. (20) nga fsh. Parnalia, komuna e Karbincit, i cili gjatë kësaj e ka sulmuar fizikisht M.E. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 08.09.2026, në orën 22:45, në NJPB Berovë, një 30-vjeçar nga një fshat i Dellçevës ka denocnuar se ishte sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij E.D. (29) dhe prindërit e saj, nga i njëjti fshat. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 09.09.2026, në orën 00:30, në Shkup, nga arena “Todor Proeski”, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë ndaluar V.G. (23), R.T. (23) dhe D.K. (22), të gjithë nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se fizikisht e kishin sulmuar D.N. (18) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

 

Më 09.09.2026, në orën 01:00, në Shkup, nga arena “Todor Proeski”, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë ndaluar R.K. (57) dhe V.T. (25) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se e kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
 
Më 08.09.2026, rreth orës 22:55, në SPB Shkup, nga Institucioni Shëndetësor Publik “Shën Naum Ohër” u njoftua se tek ata ishte sjellë M.I. nga Shkupi, me lëndime nga një mjet i mprehtë. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

Më 08.09.2026, në orën 14:00, në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.G. (41) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpi fizikisht e kishte sulmuar djalin e saj 16-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 08.09.2026, në orën 16:30, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një 64-vjeçare nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimiti paraprak se në shtëpi, në territorin e komunës së Qendrës, fizikisht e kishte sulmuar vajzën e saj 39-vjeçare. Më 09.09.2026, rreth orës 07:50, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare edhe me 39-vjeçaren, pas denoncimit paraprak se në shtëpi fizikisht e kishte sulmuar nënën e saj 64-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresat përkatëse.

 

Më 08.09.2026, në orën 13:30, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e komunës së Aerodromit, pas një grindjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet M.J. (38) dhe A.G. (33), të dyja nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 08.09.2026, në orën 21:40, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë ndaluar G.M. (45) nga Shkupi, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë kryer veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

 

Më 08.09.2026, në orën 18:50, në Shkup, në territorin e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar J.N. (44), V.B. (49) dhe D.B. (52), të gjithë nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se së bashku me D.B. (28) nga Shkupi e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu