Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Prania e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Takimin e 24-të të Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare të Akademive Policore (INTERPA)

Prania e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Takimin e 24-të të Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare të Akademive Policore (INTERPA)

Më 17 dhe 18 janar 2024, në Doha, Katar, u mbajt Mbledhja e 24-të e Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare të Akademive Policore (INTERPA).
Në mbledhje mori pjesë një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përbërë nga Zv/ministrja e Qendrës për Trajnim, Suza Trajkovska, Shefi i Departamentit për Bashkëpunim Multilateral, Imran Jonuzi, dhe Shefja e Departamentit për Bashkëpunim Bilateral, Dragica Manevska.

 

Gjithashtu, në ftesë personale nga Drejtori i Akademisë Policore të Katarit, delegacioni maqedonas mori pjesë në ceremoninë solemne për përfundimin e brezit të kadetëve policorë.

 

Në Mbledhjen e Bordit Ekzekutiv, delegacioni i MPB-së, si anëtarë të bordit, dha mbështetje për realizimin e ngjarjeve të planifikuara për periudhën 2024-2026, për Programin e propozuar të trajnimeve me mundësinë e kontributit tonë në fushat e bashkëpunimit sipas përfitimeve që do të kenë pjesëmarrësit, si dhe mbështetje për Programin e shkëmbimit të pjesëmarrësve në trajnimet e parashikuara për vitin 2024.


Gjatë mbledhjes u miratua propozimi që gjatë vitit 2024, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë nikoqire e Workshop-it të parë ndërkombëtar të përbashkët në kuadër të INTERPA-s.

Accessibility Menu