Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U mbajt tryezë e rrumbullakët në Qendrën për Trajnim.

U mbajt tryezë e rrumbullakët në Qendrën për Trajnim.

Më 6 dhjetor 2023, në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Brendshme, u mbajt një tryezë e rrumbullakët për ciklin e parë të trajnimeve kaskadë të realizuara në Sektoret për Punë të Brendshme dhe Qendrat Rajonale për Punë Kufitare, me temë: “Punë efektive policore në komunitetet Rom dhe Sinti në përputhje me të drejtat e njeriut.”

Në tryezën e rrumbullakët u konkretizuan hapat e mëtejshëm në drejtim të zbatimit të vazhdueshëm të trajnimit tematik.

Hartimi i programit të trajnimit dhe realizimi i tij i plotë u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Shkup, ndërsa cikli i trajnimeve realizohet nga trajnerë nga Qendra e Trajnimit së bashku me këshilltarët për OJQ në Ministrinë e Brendshme.

Accessibility Menu