Me datë 09.10.2025, në orën 23:05, në bulevardin "Bllagoja Toska" në Tetovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Tetovë e privuan nga liria R.R. (53) nga Tetova. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Nisan" me targa të Tetovës dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.15 promilë alkool në gjak. Më 10.10.2025 në orën 00:07 në rrugën "Ilindenska" në Gostivar, nëpunësit policorë të Njësisë Policore për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Gostivar e privuan nga liria H.M. (43) nga f. Vranjovcë, rajoni i Gostivarit. Më parë, ai me automjetin e pasagjerëve ,,Folksvagen Golf'' me targa të Gostivarit ishte përfshirë në një aksident trafiku në rrugën rajonale Gostivar-f. Çegran, pranë f. Forinë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me aksidentin, është konstatuar se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.62 promilë alkool në gjak.
Me datë 09.10.2025, në orën 10:26, në rr. ,,Marshall Tito'' në Makedonski Brod, nëpunës policorë nga NJPB Makedonski Brod e privuan nga liria R.M. (69) nga f. Banjicë e Poshtme, rrethi i Gostivarit. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, nëpunësit policorë konstatuan se ai po drejtonte një automjet pasagjerësh ,,Folksvagen Pasat'' me targa të Gostivarit në vendbanim me shpejtësi prej 92 kilometrash në orë ku shpejtësia e lëvizjes është 40 kilometra në orë.
Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".